Nga Kongresi i PS, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje pasditen e sotme Preesidentit Ilir Meta.

 

Duke e cilësuar Ilir Metën “një fiksimaxhi që rrihet me policët”, Veliaj u shpreh se punimet e këtij Kongresi treguan dhe kontrastin e thellë që ekziston mes socialistëve dhe Presidentit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ishte një Kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregoi kontrastin mes nesh dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët. Shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së. Kaq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.