Rrihet gazetari në Kosovë, 3 persona e sulmuan sapo doli nga makina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrihet gazetari në Kosovë, 3 persona e sulmuan sapo doli nga makina

Një gazetar në Kosovë është dhunuar fizikisht mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se gazetari i sulmuar është Visar Duriçi. Ky i fundit ka thënë në polici se u dhunua nga 3 persona, ende të paidentifikuar.

Autorët e prisnin në hyrje të banesës së tij dhe e sulmuan gazetarin sapo doli nga makina. Visar Duriçi po kthehej për në shtëpi pasi ishte në një emision televiziv.

Ai pësoi lëndime nga goditje fizike dhe u dërgua në spital. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për këtë rast për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy