Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përsëriti ftesën e vazhdueshme të opozitës për debat politik me kundërshtarët. Sipas Metës, refuzimi i kësaj ftese nga kandidatët e Partisë Socialiste vjen sepse këta të fundit nuk mund të ballafaqohen për shkak të bilancit të qeverisjes së tyre.

 

I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus Meta renditi disa nga aferat korruptive që ai pretendon se Erion Veliaj ka bërë gjatë qeverisjes së tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rezultati do të jetë fantastik. Nuk ka situatë më të rëndë, më të tmerrshme, më të turpshme në 4 viteve në këtë ky sistem monist vendor të Rilindjes, 100% të bashkive, 100% të Këshillave dhe një korrupsion absolut. Nuk kemi parë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës, sepse nuk po themi të Durrësit apo Sarandës, ku të diskutohet buxheti i bashkisë më të madhe të vendit, që është një buxhet 250 gati 300 milionë euro, nga mungesa e transparencës asnjë nuk shifra të sakta, në vit. Mi 1 miliardë euro padiskutim në 4 vjet, ku pisha vete 5 mijë e ca euro, palma vete 3 mijë e ca 4 mijë e ca euro, koncertet e vipave shkojnë me qindra mijëra euro”, theksoi Meta.

 

Lidhur me përballjen për bashkinë më të madhe të vendit, Meta shprehen se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është favorit dhe këtë e tregon në shumë raste dhe reagimi qytetar në rrjete sociale, që sipas Metës hedh poshtë pretendimet e sondazheve të kreut aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ekziston Erion Veliaj si kandidat, sepse po të ekzistonte do të kishte dalë në një debat. Nuk ka asnjë rezultat dhe nuk ka asnjë bilanc e nuk del dot përballë Këlliçit”, tha ai. “I kemi parë sondazhet e tij, sondazhi më i saktë është një VIP që humbi 40 mijë ndjekës në instagram për dy ditë vetëm se bëri deklaratë pro Veliajt, 70 mijë, humbi VIP-i për dy ditë, një ushtri të tërë, vetëm pse bëri deklaratë që shkaktoi një pakënaqësi të madhe, sepse të gjithë e dijmë çfarë ka bërë Erion Veliaj në këtë qytet për 8 vite.”, theksoi Meta në përgjigje të deklaratave të Veliajt se sondazhet e favorizojnë përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”.