Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi një tjetër operator të transportit urban për heqjen e licëncës. Bëhet fjalë për linjën e “Kopshtit Zoologjik”, të cilës i la vetëm 5 ditë afat për të ndërruar mjetet me të cilët operon, pasi sipas tij janë totalisht të amortizuar dhe ndotin ajrin.

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara që janë skandal e ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë ose do humbisni licencën siç e humbi Ferluti. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, theksoi Veliaj.

Pak kohë më parë kryebashkiaku Veliaj i hoqi licensën kompanisë që menaxhonte linjën e Unazës së Vogël në Tiranë pas denoncimeve të shumta nga qytetarët për mos-operimin si duhet të kësaj linje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";