“Rimbursim për TVSH dhe akcizën e karburantit”, arrihet dakordësia me operatorët e transportit urban

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rimbursim për TVSH dhe akcizën e karburantit”, arrihet dakordësia me operatorët e transportit urban

Merr zgjidhje kriza që përfshiu transportin publik në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj u propozoi operatorëve këtë të hënë një paketë, që përfshin rimbursim për TVSH dhe akcizën e karburantit. Fondi që do të vendoset në dispozicion nga Bashkia e Tiranës do të jetë 1 milion euro.

 

“Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë një subvencion prej 1 milion eurosh. Duke qenë se jemi në kushte të jashtëzakonshme kam marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Si fillim, angazhohemi edhe për subvencionin e TVSH-së dhe akcizës, që do e japë Bashkia e Tiranës cash për operatorët.”

 

Advertisement

Për të monitoruar sesi përdoret fondi, Veliaj njoftoi se autobusët do të pajisen me GPS, ndëra shitja e aboneve do të formalizohet vetëm në pika të dedikuara.

 

 “S’mund të kemi skena si ato që ndodhën vjet, ku arrestohen operatorët me abone e bileta false. Kjo është marrëdhënie besimi, duhet fillimisht të keni besim te njeri-tjetri. Në momentin që ne vazhdojmë shesim nën dorë, është për turp. Me vendosjen e GPS nëpër autobusë duhet të përcaktojmë edhe vendin se ku do shiten abonetë, në mënyrën e duhur e jo në rrugë.”

 

Advertisement

Pasi iu hoq licenca linjës së Unazës, kreu i bashkisë i la pesë ditë afat linjës së Kopshtit Zoologjik që të rrisë cilësinë e transportit.

 

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor.”

 

Advertisement

Erion Veliaj shtoi se do të vijojë mbështetja edhe për studentët dhe kategoritë e tjera sociale, duke u pajisur me dokumentet e duhura për rimbursim. Një javë më parë Shoqata e Transportit kërkoi heqjen e TVSH dhe akcizës për karburantin në kushtet kur çmimi i naftës është rritur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy