Peshëngritësi Kristi Ramadani, i shpallur dhe nënkampion i Europës u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vlerësoi suksesin dhe sakrificat e sportistit.

“Na ke nderuar sepse nuk ngrite vetëm peshat fizike të peshëngritjes, por ngrite edhe zemrat tona peshë dhe flamurin tonë lart. Për këtë të jemi vërtet Mirënjohës! E kuptoj që ti e ke pasion dhe nuk e bën këtë me detyrim. Ti nga çdo pore lëshon energji të mirë, sepse e bën me zemër, me shpirt, sigurisht edhe me muskuj dhe përgatitje fizike. të jam mirënjohës, ty të parit, sepse e ke dedikimin e jetës tënde dhe prej këtij dedikimi edhe Shqipëria lëvdohet sadopak”, tha Veliaj.

Nënkampioni i Europës, Kristi Ramadani u shpreh se kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen.

“Kam që fëmijë që e ndjek këtë ëndërr, por ta bësh realitet ëndrrën tënde, është ndjesia më e bukur që kam ndjerë deri tani. Ju falënderoj për këtë pritje që më bëtë, sepse më rikthyet edhe njëherë emocionin e mirë që përjetova. Ndihem mirë që jam pjesë e Klubit Tirana”, tha Ramadani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sportisti i Tiranës, i dhuroi Shqipërisë dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes, të mbajtur në Bullgari pak kohë më parë