Presidenti turk Erdogan ndodhet sot në Laç, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të ndërtuara nga Turqia për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

 

Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha se dhimbja e shqiptarëve është e njëjtë edhe për vendin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit turk. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e popullit tim për mbarë Shqipërinë. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsideroj të njëjtë si tonën. Duke qenë një popull i një vendi i cili ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara tërmetet e ndodhura në Shqipëri na lënduan zemrat tona njësoj si popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin e hidhur menjëherë jemi vënë në lëvizje për të shëruar sadopak plagët e të lënduarve. Njësoj siç e tha miku im Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ai ka nevojë”, tha Erdogan.