“Çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb dhe mua”/ Rama: Erdogan i jep kuptim fjalës ‘vëllazëri’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb dhe mua”/ Rama: Erdogan i jep kuptim fjalës ‘vëllazëri’

Në fjalën e tij gjatë takimit me presidentin turk Erdogan, kryeministri Edi Rama u shpreh se është nga ata liderë të cilët e mbajnë fjalën e dhënë.

 

Rama ka treguar një histori gjatë takimit të parë të tij me Recep Tayyip Erdogan, ku tha se ai i kishte thënë se do të bëhet vëllai i tij në momentin që Rama do të fitonte respektin e popullit shqiptar, Rama tha se Erdogan është mik i shqiptarëve dhe një mik i tij shumë i mirë.

 

Advertisement

‘Është e vërtetë që shpeshherë janë kurioz për miqësinë e ngushtë me presidentin turk dhe priren ta shikojnë si një çështje konspiracioni. Jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit…Përgjigja ime është e thjeshtë, se presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë thotë.

 

Nuk është e lehtë në diplomacinë e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo. Kjo është edhe arsyeja përse unë këto episode i solla sepse ja ku jemi sot, këtu është materializimi i të gjitha fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë nga presidenti Erdogan kur shprehet se ‘Çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb dhe mua.

 

Advertisement

Këtë frymë Erdogan e rrënjosur thellë në shpirtin e Turqisë dhe mënyrë se si e shikon botën dhe miqtë e saj. Kuptimi që ai i jep me vepra fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë profeti Muhamed paqja qoftë me të se: Asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë për veten e vet’, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy