Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon këtë të diel një takim me mbështetësit e tij në Tepelenë.

 

Teksa i falenderoi për pritjen dhe për frymën e bashkimit që tregojnë në këtë foltore, lideri historik i të djathtës u ndal veçanërisht të rritja e çmimeve. Sipas tij, kriza me të cilën po përballet vendi nuk është shkaktuar nga lufta në Ukrainë, por “nga vjedhja që po kryejnë qeveritarët”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevoje që çdo anëtar, mbështetës, të lërë mënjanë çdo zemërthyerje, të bashkojë të mprehim, mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, betejë e regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij mbi vjedhjen e krimit, që kriza po e nxjerr çdo ditë se çfarë fatkeqësie përfaqëson për shqiptarët. Kjo që po ndodh nuk është nga lufta, nga natyra, por nga vjedhja e qeveritarëve. Ndërkohë që nafta në Ukrainë është 1 euro më e lirë sesa në Shqipëri.”