Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga drejtësia e re që të hetojë “21 Janarin” dhe të vërë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi shtetëror. Kreu i qeverisë theksoi se vendimi i Strasburgut është indicia e duhur për të ndërmarrë këtë veprim.

 

“E kam thënë në krye te herës që krime shtetërore si i 21 janarit historia mëson se vonojnë shumë për tu zbardhur por nuk mbeten kurrë pa u zbardhur. Dhe ne ndërkohë që prokuroria e Tiranës është tallur në përbuzje me kushtetutën, me ligjin dhe natyrisht edhe me dhimbjen dhe të drejtën e familjarëve të viktimave në radhë të parë por edhe të gjithë shoqërisë për të njohur të vërtetën, e ka trajtuar si një leckë , një provë të re të dalë para disa muajsh, është koha që drejtësia e re të reagojë pasi ndërkohë qysh se ky krim ka marrë rrugët e prokurorive dhe gjykatave të vendit, ka ndryshuar strukturat e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai nënvizoi se kjo çështje është mbuluar nga pluhuri vetëm harresës dhe i pabesisë së institucioneve të drejtësisë, por ky realitet duhet të ndryshojë.