Gjykata e Strasburgut për 21 Janarin/ Rama: Dëshmi se drejtësia vonon, por nuk harron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Strasburgut për 21 Janarin/ Rama: Dëshmi se drejtësia vonon, por nuk harron

Kryeministri Edi Rama e konsideroi vendimin e Gykatës së Strasburgut për 21 Janarin, si rrëzim të asaj që i referohet farsë të drejtësisë në Shqipëri, mbi këtë çështje. Ai tha se duhen ndëshkuar autorët e vrasjes së qytetarëve të pafajshëm duke nënvizuar se të tilla ngjarje nuk mbeten pa ndëshkuar.

 

“Dje e ndoqët që gjykata e të drejtave të Njeriut në Strasburg, gjykata më e lartë e gjithë vendeve europiane, vendimet e saj janë udhërrëfyes për shtetin e së drejtës në Europë dhe janë detyruese për cdo vend euripian. Gjykata nxori vendimin duke e rrezuar gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin dhe duke nënvizuar atë që është më elementarja në trajtimin e asaj ngjarje dhe që do ishte trajtuar padiskutim ashtu sic e nënvizon sot gjykata nga cdo vend demokratik, ku drejtësia është e pavarur dhe ku pushteti nuk ia mban dorën drejtësisë”, tha ai.

 

Advertisement

Mungesën e drejtësisë për katër të vrarët, Rama e konsideroi si një rivrasje për ta dhe familjet e tyre.

 

“Aty nuk është fjala për cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau e cili nuk vrau. Janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk kishin rrezik për askënd. Ndaj cështja është si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shtetit. Dhe si ka mundësi, që si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë lloj drejtësie, të drejtë por pa vetëm një rivrasje të dytë, një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim është mishërimi më konkret se drejtësia vonon por nuk harron”, tha ai.

 

Advertisement

Megjithatë, Rama deklaroi se drejtësia e re në Shqipëri duhet të veprojë, referuar dhe vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy