Vrasjet e 21 janarit/ Gjykata e Strasburgut: Aleks Nikën e vrau shteti, të zbardhet krimi dhe të dënohen autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasjet e 21 janarit/ Gjykata e Strasburgut: Aleks Nikën e vrau shteti, të zbardhet krimi dhe të dënohen autorët

Gjykata e Strasburgut, dha vendimin mbi ceshtjen penale “Aleks Nika”, lidhur me padine qe familjet e tij  bene kunder shtetit shqiptar e Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut.

 

Aleks Nika u vra ne protesten e opozites se atehershme ne 21 janar 2011, bashke me tre persona te tjere.

 

Advertisement

Gjykata e Strasburgut ne vendim thote se provat treguan se Garda qelloi drejt protestuesve.

 

‘Plani masave të Gardës ishin në shkelje që nuk garantonin jetën, pra shteti ka përgjegjësi për vrasjen, Ne proteste pati perdorim te pajustifikuar te forces vdekjeprurese”, thuhet mes te tjerash ne vendimin e Strasburgut.

 

Advertisement

 

Gjykata rrezon pretendimet e qeverise se atehershme se jane shteruar te gjithe mjetet juridike per zbardhjen e ketij  krimi.

 

Duke vendosur te pranoje padine e familjareve te Aleks Nikes, Gjykata e Strasburgut shton se ka pasur shkelje te detyrimit procedural të nenit 2 të konventës

Advertisement

 

 

Gjykata vëren se hetimi penal është ende i hapur. Duke pasur parasysh këtë, gjykata konsideron se autoritetet duhet të vazhdojnë (për aq sa kjo është e mundur) përpjekjet e tyre që synojnë të sqarojnë rrethanat e vdekjes se shtetasit A.N. (Aleks Nika) si dhe identifikimin dhe denimin e atyre që janë përgjegjës.

 

Advertisement

Kujtojm se dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa familjarët kërkuan që çështjen ta marrë SPAK.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy