Pas një muaji fushatë intensive, ku partitë politike shpalosën programet e tyre, kjo e shtunë është heshtje zgjedhore.

 

Të dielën e 14 majit, qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit, ku do të zgjedhin drejtuesit e tyre në 61 bashkitë e vendit, si dhe përfaqësuesit në këshillin bashkiak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

 

Rreth 140 kandidatë të subjekteve politike synojnë të marrin drejtimin e bashkive të vendit, por do të jenë qytetarët ata që me votën e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit e pushtetit vendor, si edhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë. Këto zgjedhje opozita pritet të kthehet në institucionet e pushtetit vendor pas katër vjet mungese për shkak të bojkotit në zgjedhjet e vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe socialistët drejtuan gjithë bashkitë e vendit, përveç Shkodrës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pothuajse në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve, ndërsa në vetëm 3 bashki të vendit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka implementuar votimin Elektronik. Këto zgjedhje në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë brenda 10 minutave.