Reforma territorial/ Denaj: Ja kush është numri ideal i bashkive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma territorial/ Denaj: Ja kush është numri ideal i bashkive

Qeveria dhe dy grupet opozitare duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për Reformën Territoriale.

 

Partia Socialiste ka dalë kundër propozimeve të grupit Berisha dhe grupit Alibeaj, të cilët kërkojnë përkatësisht 92 dhe 96 bashki nga 61 që janë aktualisht.

 

Advertisement

Por për bashkëkryetaren e kësaj reforme, deputeten e PS Anila Denaj, idealja e numrit të bashkive është më e vogël se 61.

 

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë edisionit të lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Roland Zili, ku theksoi se bashkitë e mëdha dhe të mesme kanë pasur një performancë më të mirë se ato të voglat.

 

Advertisement

Dua ta ritheksoj që vetëm ccështja financiare nuk mund të ndajë territorin. Është fakt që bashkitë e mëdha dhe të mesme kanë performuar më mirë se bashkitë e vogla. Mendoj se idealja është më pak bashki se 61”, tha Denaj.

 

Deputetja e PS deklaroi gjithashtu se deri tani në komision janë dëgjuar grupet e interest, ndërsa ka ardhur koha sipas saj të dëgjohet fjala e ekspertëve të opozitës dhe mazhorancës.

 

Advertisement

Denaj shpreh bindjen se në fund të këtij komisioni do të ketë dy raport, një nga shumica dhe një nga pakica.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy