“Numri i bashkive nuk ndryshon”/ PS: Reforma të merret me shërbimet, jo kufijtë/ PD: Ndarja ka dështuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Numri i bashkive nuk ndryshon”/ PS: Reforma të merret me shërbimet, jo kufijtë/ PD: Ndarja ka dështuar

Partia socialiste nuk do ta ndryshojë numrin e njësive vendore duke besuar se ndarja territoriale me 61 bashki ka sjellë efekte pozitive.

Bashkëkryetarja socialiste e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, Anila Denaj sqaron se pas seancave dëgjimore dhe punës së bërë nga komisioni, nuk janë gjetur arsye për të ndryshuar reformën, e cila ka vetëm 7 vite në fuqi.

ANILA DENAJ

Advertisement

BASHKEKRYETARE E KOMISIONIT TE REFORMES

 

“Nuk e shohim që ndryshimi I vijës territoriale është zgjidhja. Përkundrazi kthimi pas është garanci dështimi.”

Sipas Denajt nga analiza e 3 elementeve të reformës; shërbimi ndaj qytetarëve, përfaqësimi dhe efiçenca ekonomike; rezulton se përmirësimi i punës së bashkive mund të arrihet  me ndryshime ligjore që nuk prekin kufijtë e bashkive.

Advertisement

“Ne na intereson rritja e këtyre elementëve; monitorim më I shtuar, rritje e eficencës financiare, rritje e shërbimit. Dhe harta territoriale jo domosdoshmërisht është zgjidhje e këtyre problemeve, kur ka përmirësime ligjore të cilat mund të rekomandohen.”

Advertisement

Por nga ana tjetër demokratët këmbëngulin se reforma e 2015 ka dështuar duke theksuar se bashkitë janë shumë të mëdha e qytetarët nuk marrin shërbime.

Sipas bashkëkryetares demokrate Dhurata Çupi qytetarët do të përfitonin nëse rritej numri i bashkive .

Advertisement

DHURATA CUPI
BASHKEKRYETARE E KOMISIONIT TE REFORMES

“Harta tregon sa më pranë qytetarëve do te jetë ky ent publik dhe sa më pranë do ti marrin shërbimet publike këta qytetarë që votojnë në këto bashki. Jemi tek numri I bashkive rreth 89-90.”

Çupi shpjegon edhe disa prej bashkive të reja që mund të krijohen.

Advertisement

Dhurata Çupi

“Paskuqani është një ishull midis dy njësive që ëshët tejkaluar nga bashkia tiranë dhe nuk I është bashkangjitur bashkisë tiranë. Janë dy propozime nëse paskuqani duhet ti bashkangjitet bashkisë tiranë apo të jetë bashki me vete.”

Por në situatën kur mazhoranca ka vendosur të mbështesë ndarjen territoriale të vitit 2015, propozimet e opozitës mbeten vetëm në letër.

Advertisement

Nëse deri në 30 shtator që mbaron mandati i komisionit gjerat nuk ndryshoje, secili kamp politik do të çojë raportin e tij në parlament dhe do të fitojë raporti i mazhorancës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy