Shoqëria serbe është tronditur nga një vetëvrasje krejt e pashjegueshme. Milica Mrkela, 16 vjeçe, e konsideruar si një talente e basketbollit serb, u gjend e vetëvarur në Batajnica, në një prej qosheve të shtëpisë familjare.

Ajo ishte lojtare e Partizanit të Beogradit, gjithnjë në fokus të mediave sportive vendase, pasi konsiderohej e ardhmja e basketbollit serb për femra, një sport që i ka dhënë emër në botë Serbisë.

Për shkak të talentit të saj ajo u përfshi që 15 vjeçe në ekipin e parë.

Sipas Kurir, trupi i adoleshentes u gjet nga nëna e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thuhet gjithashtu se ajo ishte dhe një studente e shkëlqyer, me një jetë tejet normale, larg çdo problemi personal apo familjar.

Adoleshentja thuhet se i kërkoi gjyshes së saj që t’i bënte petulla, doli më pas të shëtiste me qenin dhe, pak kohë më vonë trupi i saj u gjet i varur.