“Më ngacmonte seksualisht, por kam heshtur për 6 vite”: Historia që ka tronditur Serbinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas aktores Milena Radullovic, e cila e denoncoi profesorin e saj të aktrimit Mirosllav Alleksic për përdhunim, edhe një aktore tjetër ka vendosur të flasë publikisht: Iva Ilinçic, 24-vjeçare.

Ajo tha: “Para disa vitesh i thashë vetes: ‘Jo, Iva! Mika (Mirosllav Alleksic) nuk të ka çelikosur për aktrim, nuk të ka testuar si aktore, por të ka keqpërdorur.

Shumë të ka keqpërdorur! Dhe i ka keqpërdorur shumë të tjera. Dhe do t’i keqpërdorë. Kurrë s’do të ndalet’.

(…) Fatmirësisht nuk jam e përdhunuar, s’kam përvojë të tillë, por vazhdimisht jam ngacmuar seksualisht.

Advertisement

(…) Gjashtë vjet kam heshtur. Askujt nuk i kam thënë gjë. As nënës, as babait, as të dashurit të atëhershëm, të tanishëm… Askujt.

Më vinte turp, e turpin e tij e mora mbi vete, ndihesha si bashkëpjesëmarrëse. Kam qenë e re, nuk e kam kuptuar se nuk kam qenë bashkëpjesëmarrëse, por viktimë e një njeriu tejet finok”.

Mirosllav Alleksic është marrë në pyetje nga prokuroria e Beogradit të hënën. I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak se mund të përsërisë veprat dhe të ndikojë në dëshmitarë.

Alleksic dyshohet për tetë përdhunime dhe pesë “vepra të palejueshme gjinore”, siç thuhet në ligjet serbe.

Advertisement

Si në çdo shoqëri (jo vetëm ballkanike) ka kriminelë që fajin (ose një pjesë të fajit) duan t’ua ngarkojnë viktimave. Kundër kësaj mendësie ka shkruar dramaturgia e njohur Biljana Sërblanovic. Në profilin e saj në Facebook ajo nënvizoi:

“Krimi seksual, e sidomos përdhunimi, dhe kjo është me rëndësi të kuptohet, nuk është seks. Është dhunë që si mjet ka marrëdhënien gjinore, prekjen e padëshiruar dhe të palejueshme, veprimet e turpshme nuk janë qëllim në vetvete: përdhunuesi para së gjithash ushtron dhunë kundër personalitetit të viktimës, kryen sulm tinëzar kundër shpirtit dhe qenies së saj, kundër vlerës së saj njerëzore dhe zhduk çdo gjë që ajo përfaqëson si njeri”. (E.Robelli)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy