“Më përdhunoi kur isha vetëm 17 vjeç”: Shkolla e horrorit në Beograd

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që nga fundjava Serbinë e ka përfshirë një debat mbi abuzimet seksuale në një shkollë aktrimi në Beograd.

Tri vite pas debatit të madh në mbarë botën mbi abuzimet seksuale të burrave me pushtet, në Serbi aktorja 25-vjeçare Milena Radullovic ka marrë guximin dhe ka denoncuar ish-profesorin e saj të aktrimit, Mirosllav Aleksic.

«Më ka dhunuar kur isha 17-vjeçare», tha Radullovic, e cila ka luajtur edhe në serinë «Besa» (ku luajnë edhe disa aktorë shqiptarë).

Pas intervistës, për krimet e Mirosllav Aleksicit kanë raportuar edhe gra e vajza të tjera.

Advertisement

Aleksic është arrestuar. Shkollën e tij e kanë ndjekur mbi 3000 të rinj (djem e vajza).

Sipas aktores Radullovic, drejtori i shkollës Mirosllav Aleksic pas regjistrimit të fëmijëve në shkollë u thoshte prindërve se nuk kanë çfarë kërkojnë më në atë shkollë.

Vajzat e moshës 13-14 vjeçare ai i pyeste nëse kanë bërë seks dhe nëse kjo u ka pëlqyer.

Po ashtu ua bënte të qartë se mësimin duhet ta ndjekin të veshura me fustane.

Advertisement

Të hënën në ballinat e gati të gjitha gazetave serbe janë botuar fotografitë e aktores dhe regjisorit të dyshuar për krime të llahtarshme seksuale.

Në vitin 1995 Aleksic ka qenë regjisor i një filmi mbi dasmën e kriminelit të luftës Arkan dhe këgëtares së turbofolkut Ceca.

Më 1993 Aleksic ishte kandidat i partisë së Arkanit për parlamentin serb.

Me intervistën e saj të guximshme Milena Radullovic ka hapur «kutinë e Pandorës» në Serbi.

Advertisement

Disa gazetarë serbë kanë shkruar se ky është skandali i vitit në Serbi.(E.R)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy