Roja i shkollës që përdhunoi nxënësen në Babrru dënohet me 12 vjet burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roja i shkollës që përdhunoi nxënësen në Babrru dënohet me 12 vjet burg

Gjykata e Tiranës dënoi me 12 vite burg 65-vjeçarin Abaz Dogu, ish-rojen e shkollës në Babrru, i cili abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur.

 

Po ashtu, fajtor për përdhunimin e të miturës është shpallur edhe Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.

 

Advertisement

Ndërkohë për dy të miturit që ishin përfshirë në ngjarje gjykata ka vendosur dënimin me 3 dhe 3.4 vite burg.

 

Roja i shkollës dhe personat e tjerë akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15-vjeçare duke e kërcënuar atë   me publikimin e videove intime.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy