Ish kryeministri maqedonas Gruevski dënohet me 1.5 vite burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish kryeministri maqedonas Gruevski dënohet me 1.5 vite burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është dënuar me një vit e gjysmë burg për rastin “Shuplakat”.

Bëhet fjalë për dhunën që shpërtheu gjatë protestave në komunën “qendër” shtatë vjet më parë.

Advertisement

Gjithashtu janë dënuar ish ministri i Transportit ne atë kohë si dhe 12 persona të tjerë me akuzën për nxitje të dhunës, në qershor të vitit 2013.

Nikolla Gruevski është dënuar edhe për rastin “Tanku”, që bën fjalë për blerjen e një mercedesi luksoz, por u arratis drejt hungarisë ku fitoi azil politik.

Advertisement

Ndërkohë, edhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vite burg për të njëjtin rast.

Ish kryeministri maqedonas Gruevski dënohet me 1.5 vite burg shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy