Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konufca, ka kritikuar qëndrimin e zv.kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për qëndrimin e tij në kohën kur klerikët ortodoksë serbë kënduan këngën Ddo kthehemi në Kosovë’.

Ai e quan të turpshëm qëndrimin gatitu të Abazoviçit.

“Me vetë faktin atje që edhe klerikët, edhe njerëzit që duhet të merreshin me punë shtetërore, përjetojnë ekstazë tu e kënduar këngën ‘Do të kthehemi në Kosovë’, kjo punë nuk është fare shpirtërore. Është e turpshme për Abazoviçin të qëndrojë gatitu teksa po këndohej ajo këngë e turpshme”, tha Abazoviç në kanalin T7 të Kosovës.

Konjufca shtoi më tej se Serbia dëshiron të krijojë ‘botën serbe në Ballkan’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo që ndodhi në Mal të Zi dje, është në favor të argumentit që e shpjegova, Serbia e ka të njejtë orientim si të viteve 1990. Këtë orientim të njëjtë më së miri e shpjegon qëndrimi i Aleksandër Vuçic e Aleksandër Vulin.

Kjo sintagmë është krijimi i botës serbe në Ballkan. Krijimi i botës serbe në Ballkan është bashkimi i Republikën Serbe me Serbinë e ajo i ka 25 mijë kilometra katror, është e madhe sa krejt Maqedonia.

Së dyti marrja e Veriut të Kosovës, eksterritorializmi i mëtutjeshëm i Kosovës si dhe një Zajednicë në Kosovë edhe pasi ta ndajnë Kosovën. Sa i përket Malit të Zi, me e detyru me heq njohjen e Kosovës, me u largu nga NATO e me u federalizu”, shtoi Konjufca.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";