Vetëvendosje sulmon Korçën pse ftoi Bregoviçin për të kënduar, por sot në Kosovë këndon grupi çetnik serb (dhe askush nuk reagon)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vetëvendosje sulmon Korçën pse ftoi Bregoviçin për të kënduar, por sot në Kosovë këndon grupi çetnik serb (dhe askush nuk reagon)

Grupi serb “Ribilja Cobra” do të mbajë sot koncert në komunën e Leposaviqit, shkruan gazeta Express.

Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky grup është fashist dhe më çetniku që mund të gjendet.

Vokolisti i grupit, Bora Gjorgjeviq ka fotografi me kreun e radikalëve serbë, Vojslav Sheshel.

Kelmendi tha se ky grup dhe këngët e tyre janë dëgjuar nga serbët që kanë bërë masakra në Kosovë dhe që i kanë kundërshtuar bombardimet e NATO-së.

Advertisement

“A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet!

Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje ai kritikoi edhe institucionet që kanë lejuar që një koncert i tillë të mbahet në Kosovë.

“Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit?

Advertisement

Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet!

Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë.

Advertisement

Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar.

“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është  i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert.

Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës?

Advertisement

Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit?

Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?!

Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy