Policia e Shtetit goditi sot një rast të mashtrimit kompjuterik.

Në pranga përfunduan Qirjako Topi, 21 vjeç dhe Igen Basha, 18 vjeç ndërsa u proceduan penalisht pesë të tjerë, mes të cilëve dy shtetas të huaj.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata u vidhnin të dhënat e kartave bankare shteasve të huaj e më pas i përdornin ato për blerje online. Të rinjtë merrnin kryesisht telefona celularë.

Mashtrimi u zbulua pas denoncimit të bërë nga një kompani celulare, të cilës i ishte shkaktuar një dëm prej afro 33 milione lekësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kontrolleve në disa banesa, policia gjeti dhe sekuestroi disa telefona celulare, laptopë, dokumente, si dhe fatura të ndryshme bankare.