Grabitësit shqiptarë në Itali vidhnin shtëpi për të investuar në drogë, festonin me verë e shampanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitësit shqiptarë në Itali vidhnin shtëpi për të investuar në drogë, festonin me verë e shampanjë

Dy grupe grabitësish shqiptarë janë zbuluar së fundmi nga policia italiane. Grupi i parë është zbuluar para pak ditësh në Kazerta dhe përbëhej nga 4 shqiptarët, të cilët kishin pasion verën dhe shampanjën, të cilat i blinin menjëherë pas grabitjeve, për të festuar.

Ata janë hetuar vitet e fundit për disa ngjarje të rënda në zonë dhe gjatë një përplasjeje me armë, në vitin 2018, tre prej tyre ishin arrestuar.

Në pranga u vunë asokohe Meritan Tasha, 24 vjeç, Kostandin Cera, 36 vjeç dhe Mensur Daci, 35 vjeç. Ndërsa Aden Bodini, 29 vjeç, mendohet se ndodhet ende në Shqipëri.

Ata akuzohen për dhjetëra grabitje shtëpish në zonë, të cilat kishin mbetur pa autor, por gjatë hetimeve u vërtetua autopsia e tyre dhe masat e reja të sigurisë u janë komunikuar në burg. Grupi tjetër u zbulua orët e fundit në Firence dhe përbëhej nga 6 shqiptarë, të cilët u arrestuan me akuzën e disa grabitjeve.

Advertisement

Më herët, policia kishte arrestuar 10 shqiptarë të tjerë, pjesë e këtij rrjeti që kryente grabitje banesash, ndërsa në të gjitha rastet rezulton se pjesa më e madhe e fitimeve të kësaj bande investohej në trafikun e drogës, kryesisht të kokainës dhe më pas në shpërndarjen e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy