Trafikantët e mëdhenj shqiptarë përtej imagjinatës/ Mbjellin kanabis në Spanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafikantët e mëdhenj shqiptarë përtej imagjinatës/ Mbjellin kanabis në Spanjë

Në Spanjë një rrip i gjerë toke e njohur si Para-Pirenej është mbjellë kohët e fundit me hashash. Goditja më e madhe e bërë nga spanjollët në këtë zonë tërësisht të pabanuar ishte në shtator të këtij viti. Policia spanjolle dyshon, se aty janë përfshirë përveç se grupe mafioze nga Europa Lindore edhe grupe shqiptare, të cilët kanë përfituar nga izolimi gjeografik i kësaj toke dhe kryesisht kanë mbjellë aty marijuanë. Policia ishte e bindur dy muaj më parë se, trafikantët e mëdhenj shqiptarë kanë arritur të prodhojnë sasi të mëdha kanabisi në thellësitë e territorit të pabanuar, të thyer dhe malor të tranzitit që parashikon majat e mëdha të Pireneas në anën Spanjolle dhe që shtrihet nga lindja në perëndim. Sipas policisë spanjollre në këtë zonë tani ka plantacione të mëdha, dhe grupet e trafikanteve shpesh marrin njerëz të armatosur të cilët rekrutohen nga ish-ushtarakë të Evropës Lindore. Tani, sipas nje hetimi te antidroges spanjolle, trafikantët e drogës janë zhvendosur në Pirenej dhe e kanë kthyer biznesin e dikurshëm në një biznes më serioz dhe potencialisht më të rrezikshëm. Dhe gjithçka tregon se ata nuk do të ndalen, pavarësisht nga fakti se tashmë policia u është vënë pas. Brigada kundër Narkotikëve në Hueska ka arritur të shkatërrojë katër plantacione në Aragon dhe disa të tjera në Katalonjë, dhe të gjithë ishin në të njëjtën rrip të Para-Pirenejve, pothuajse në të njëjtën gjerësi. Ata që janë përgjegjës për hetimin janë mjaft të qartë se ekziston një model i përsëritur që konsolidon idenë se trafikantë të ndryshëm europian të drogës po përpiqen të përdorin këto male për të zgjeruar biznesin e tyre. Spanjollët pranojnë se ka vende në Spanjë të egra, dhe rrallë të frekuentuara nga njerëzit, kështu që ishte vetëm çështje kohe para se ta kuptonin trafikantet e drogës. Ata kanë arritur ta bëjnë këtë biznes të funksionojë, dhe kjo sipas tyre është në sajë të gjykimit të tyre, një infrastrukture e sofistikuar dhe organizate të frymëzuar nga shërbimi ushtarak që kanë kryer shumë kohë më parë në vende si Italia e Jugut apo Shqipëria. Në aksionin e fundit u përfshinë shtatëdhjetë agjentë antidrogë që ndërhynë në një operacion, i cili rezultoi me sekuestrimin e 16 mijë bimëve kanabis. Hetimet policore bënë të mundur ti lidhnin keta kultivues të arrestuar me një grup me origjinë shqiptare që Garda Civile kishte arrestuar më parë.

Burimi: Emisioni “Natën e Mirë dhe Paç Fat”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy