Rreth 25 ha sipërfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasoje e zjarrit tre ditor ne zonën e Peshtanit ne Fier.  Repartet zjarrfikëse te Fierit, Patosit , Roskovecit dhe Alpetrolit janë ne terren për te bere te mundur dhe neutralizimin e vatrës se fundit aktive për te evituar riaktivizimin e saj gjate orëve ne vijim me rritjen e temperaturave.

 

Sipas shefit te shërbimit zjarrfikës ne bashkine Fier Zija Hyka , përgjatë gjithë natës një mjet zjarrfikës dhe një mjet shërbimi kane qene ne gatishmëri ndërkohë qe rreth orës 01:00 pas mesnatës pati një aktivizim te vatres.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nënkryetari i bashkise, Ylli Skenderaj i cili ka monitoruar ne terren situatën u shpreh se ka patur mbështetje nga ajri  dhe bashkitë fqinje.

 

Autoritetet apelojnë për më shumë kujdes nga ana e qytetarëve për të shmangur zjarrvëniet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";