SPAK ka vënë në sekuestro preventive një sipërfaqe toke prej 390 mijë metra katrorë, që ishte në emrin e babait të biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka. Sipërfaqja e tokës ndodhet në Pulaj-Plazh dhe SPAK shprehet se ka indicie që kjo pasuri vjen nga të ardhura të paligjshme.

 

Në total janë sekuestruar 3 sipërfaqe të ndryshme, përkatësisht secila me: 113.500 m2, 61.470 m2 dhe 215.030 m2, në Pulaj – Plazh të Velipojës, të cilat janë të regjistruara në emrin e babait të biznesmenit, Kol Gjoka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pëllumb Gjoka, u arrestua më 27 korrik 2023 për akuzën e vrasjes tentativë vrasja, korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal. Emri i tij doli në dosjen “Metamorfoza”, që çoi pas hekurave edhe prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri.