Në fjalimin e saj të parë si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi nderin personal për këtë zgjedhje, por edhe mesazhin e rëndësishëm që Kosova i jep rajonit, ku Prishtina sipas saj po tregohet “model edhe për shtet më të konsoliduara”.

“Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj, t’iu drejtohem në cilësinë e presidentes së vendit tonë, për 5 vitet e ardhshme.

Vendimi juaj, më vesh me shumë përgjegjësi. Dashuria për Kosovën ka qenë motivimi më i madh në rrugëtimin tim politik. Sot është dita e Kosovës,  sepse përfaqësuesit tuaj po e përmbyllin me dinjitet procesin, është dita ku dëshmojnë se me vendosmëri ne dimë të përballojmë sfidat dhe t’i japim kuptim”, ishin fjalët e saj të para.

Osmani më vonë vendosi t’i drejtohet grave kosovare. “Sot Kosova zgjodhi edhe një herë presidente grua. Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato dëshirojnë, aty ku ëndërrojnë çdo natë. Pavarësisht profesionit që dëshironi, mos ndalni hapin e juaj kurrë. Unë do t’iu mbështes me gjithë mundësitë që kam, do të jem pranë jush kur do të sfidoheni dhe do të krenohem me ju kur do të triumfoni” .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidentja e re kosovare theksoi edhe që Kosova mund të cilësohet tashmë si “model edhe për shtete më të konsoliduara, por kemi ende  shumë punë për të bërë”.