“Nuk ka bashkim kombëtar”, pas Albin Kurtit tërhiqet edhe Vjosa Osmani: Vështirë të ndryshohet Kushtetuta, Kosova është këtu për të qëndruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk ka bashkim kombëtar”, pas Albin Kurtit tërhiqet edhe Vjosa Osmani: Vështirë të ndryshohet Kushtetuta, Kosova është këtu për të qëndruar

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë ku u pyet se si do të votonte, nëse në të ardhmen në Kosovë do të mbahej referendum për bashkimin me Shqipërinë.

Ajo refuzoi që të përgjigjej drejtpërdrejt, por la të kuptohej se tash për tash e përkrah Kosovën e pavarur dhe nuk dha shenja se do ta përkrahte bashkimin në kontekstin aktual kushtetues.

Osmani tha se kjo është një gjë e vështrirë dhe thuajse e pamundur.

Më herët thuajse të njëjtin qëdnrim ka pasur edhe aleati i saj Albin Kurti i cili mbi zotimin për bashkim kombëtar trazoi për vite me radhë opinionin publik.

Advertisement

“Kjo nuk është pyetje që do t’i përgjigjesha, sepse sipas kushtetutës sonë, nuk mund të ketë referendum për këtë temë. Kushtetuta është e qartë dhe unë vërtet besoj në këtë kushtetutë. Nëse kjo kushtetutë do të ndryshohej ndonjëherë – ndonëse dispozitat për ndryshimin e saj janë jashtëzakonisht të vështira, sepse ato i kërkojnë edhe dy të tretat e komuniteteve joshumicë -, vetëm nëse kjo kushtetutë do të ndryshohej ndonjëherë dhe kjo mund të ndodhë – s’jam e sigurt – pas disa dekadave, në atë kontekst politik do të mund të përgjigjesha. Në kontekstin politik të tanishëm, natyrisht, duke besuar në mënyrë fundamentale në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përgjigjja ime është: Kosova është këtu për të qëndruar, Kosova është përgjithmonë”, deklaroi Osmani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy