Albin Kurti: Referendum për bashkim kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albin Kurti: Referendum për bashkim kombëtar

577-vjetori i Beslidhjës së Lezhës ka bërë bashkë politikanët shqiptarë të trevave të rajonit.

Lideri i Vetevendosjes Albin Kurti, kreu i aleancës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi si dhe kreu i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u mblodhën ne Lezhë.

Ata zhvilluan homazhe pranë obeliskut të Beslidhjes, ku vendosën kurora me lule, ndërsa vizituan dhe vendvarrimin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Referuar kësaj dite të rëndësishme, raporton Vizion Plus, lideri i Vetvendosjes foli për mundësinë e një referendumi për bashkimin mes dy vendeve.

Advertisement

 

ALBIN KURTI – KRYETAR I LVV

 

Tash në kosovë skemi ligj për referendum dhe kur se ndryshojmë dot kushtetuten tregon që duhet të bëjmë më shumë punë dhe të kalojmë ca kohë deri sat ë mbërrijmë në atë pikë. Por padyshim që ajo është dhe intenca historike dhe dëshira shqiptare.

Advertisement

 

Por pavarësisht pengesës në Kushtetutë, Kurti tha se Shqipëria me Kosovën duhet të punojnë me qëllim intensifikimin e bashkimit në tre fusha.

 

Padyshim që shqipëria e Kosova si shtete si institucione si politika duhet të bashkërendohen drejt afrimit integrimit e bashkimit dhe do të thosha mbi të gjitha në tri fusha kryesore: në atë të sigurisë së përbashkët, në atë të energjisë e burimeve natyrore dhe në atë të politikës së jashtme të kombit shqiptar.

Advertisement

 

Sa i takon bashkëpunimit, të njëjtin mesazh lëshuan dhe të pranishmit e tjerë.

 

Shaip Kamberi-Deputet shqiptar ne parlamentin e Serbise
Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po trajtohen si shtetas dhe qytetarë të barabartë, megjithë procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian i cili i ka mbyllur sytë ndaj politikës autoritare, anti-minoritare dhe anti-shqiptare, të pushtetit absolut të Aleksandër Vuçiqit.Përderisa jemi tubuar sot për ta shënuar përvjetorin e kësaj ngjarje historike, dje në Luginën e Preshevës është ngritur edhe një padi gjyqësore nga shteti serb ndaj një politikani shqiptar për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar. Para pak ditësh, gjykata serbe ka legalizuar përdorimin​zyrtar dhe publik të termit racist dhe fyes për shqiptarët. E po paralajmërohet edhe shkrimi “shtetëror” i historiografisë zyrtare serbe në tekstet shkollore, për glorifikimin e kriminelëve të luftës që kryen krime ndaj shqiptarëve dhe kombësive të tjera joserbe në luftërat e ish-Jugosllavisë.Nën fatin e Serbisë së qeverisur sot nga ish-bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit, të përkëdhelur nga kryeqendrat perëndimore në emër të stabilokracisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë çdo ditë më të paktë demografikisht, por më të shumtë partiakisht.Janë pa fajin e tyre më së shumti larg qëllimeve dhe idealeve të Besëlidhjes së Lezhës. Të paçliruar nga shtypja, të paunifikuar drejt një ideali të përbashkët, të papërfillur nga faktorët e jashtëm progresiv dhe pa kuvendim me Tiranën dhe Prishtinën. ​ ​Kësisoj, Lugina e Preshevës është ndoshta sot e vërteta që thërret të gjithë ata dhe ato që kanë Besëlidhjen e Lezhës për ngjarje themeltare, qofshin ata në Tiranë, Prishtinë, apo në Bujanoc e gjetiu. Për ta lidhur “besën për shpëtim”!

 

Advertisement

Në këtë datë të shënuar, nuk ishte i prasnishëm asnjë përfaqësues nga pushteti qendror apo lokal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy