Pse e ka braktisur Albin Kurti, idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse e ka braktisur Albin Kurti, idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë?

Albin Kurti duket se është “hedhur nga froni” si ithtari më i flaktë i bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe pse ishte kjo platforma ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve të Kosovës që vuajtën shtypjen serbe por edhe shqiptarëve të Shqipërisë, ish-kryeministri duket se braktisur tezën e bashkimit kombëtar, duke garuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit me një qëndrim më të moderuar.

U deshën 100 ditë në detyre si kryeministër që Kurti të shembte “kullën kryesore” të ideologjisë politike së partisë së tij, por “copat” e kësaj strategjie duket se janë mbledhur nga një tjetër ish-kryeministër.

Flamuri i bashkimit me Shqipërinë është duke valëvitur kësaj radhe nga radhe nga Ramush Haradinaj. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar të hënën platformën e partisë së tij, duke zëvendësuar Kurtin me premtimet nacionaliste.

Duke folur për politikat që do të merrte nëse emërohej në krye të presidencës, Harardinaj duket se hipi në kullën nacionaliste të Albin Kurtit duke përdorur jo vetëm kritikat ndaj Perëndimit, por edhe tezën e tij më të flaktë, bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

Advertisement

Ish-kryeministri deklaroi se në planin e tij është gjithashtu edhe zhvillimi i një referendumi për bashkimin me Shqipërinë, premtim që ka shkaktuar një varg reagimesh të zjarrta në Beograd.

“Unë nuk do të pranoj që Kosova të mbesë në konflikt i ngrirë dhe as të ndahemi shqiptar me shqiptar. Unë do të mbaj një referendum për bashkim me Shqipërinë”, deklaroi Haradinaj, duke theksuar se shqiptarët nuk mund të presin më nga ndërkombëtarët dhe se bashkimi është rruga e vetme për të ecur përpara. “Presidenti i ri amerikan apo kancelari i ri gjerman do të vazhdojnë t’i thonë Kosovës në vitin 2024, 2025, apo 2026 të rrijë dhe të presë sepse një ditë do të bëjnë diçka për ne.”

Ashtu si Kurti në zgjedhjet e kaluara, Haradinaj duket se po luan edhe kartën e lodhjes së shqiptarëve të Kosovës nga izolimi ndërkombëtar. “Prej 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që do të respektojmë një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike , për t’u anaëtarësuar në BE dhe NATO, që të na njohë Serbia dhe që BE-ja të bindë pesë vendet që në njohë. Por Europa na ka lënë të izoluar. Kur Amerika deshi, na ndihmoi të merrnin njohjen e Izraelit, por partnerët tanë europian po na mbajnë të izoluar, duke mos pranuar të miratojnë liberalizimin e vizave edhe pse i kemi plotësuar të gjitha kushtet”, është shprehur Haradinaj.

Vetëvendosje ka patur deri më tani një paltformtë nacionaliste, duke premtuar bashkimin kombëtar dhe luftën pa mëshirë ndaj elitave të korruptuara të Kosovës. Por ndryshe nga zgjedhjet e vjeshtës së kaluar, kur Kurti kërkonte referendum për bashkimin kombëtar, askush nga Vetëvendosje nuk e ka përmendur këtë fushatë zgjedhore këtë platformë.

Advertisement

“Ne duam të kemi të drejtën të bashkohemi me Shqipërinë,” do të deklaronte Kurti në prezantimin e platformës së tij zgjedhore selia e partisë së tij më 30 shtator. Kreu i Vetëvendosjes shprehej se e shihte bashkimin si një zgjidhje jo vetëm për problemet e sigurisë, por edhe për ato ekonomike e politike për shqiptarët në të dy shtetet e ndara.

“Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët. Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimin, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”, ka deklaruar Kurti në tetor të 2018-ës, gjatë një vizite në Shqipëri. “Shqipëria dhe Kosova duhet të koordinohen që në dekadën e ardhshme të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Nëse Serbia hyn një ditë para Shqipërisë dhe Kosovës do të na bllokojë integrimin”, thoshte ai. “Nuk jam fare kundër BE-së, përkundrazi. Jam një avokat i madh i BE-së dhe mendoj se BE duhet mbrojtur. Mendoj se paqja e qëndrueshme mban emrin e Bashkimit Evropian. Dhe në paqe të qëndrueshme kemi antifashizmin brenda. Por jam edhe avokat i shtetit të mirëqënies, i cili e kombinon rritjen ekonomike me drejtësinë sociale”- tha Kurti.

Ai ka folur për modelin gjerman të bashkimit duke rikujtuar kauzën e bashkimit të shqiptarëve, duke bërë që shumë mbështetës ta krahasonin me Helmut Kol.

“Rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës ka disa dallime të mëdha me rastin e Gjermanive por ne kemi të bëjmë me kombe që dëshirojnë të bashkohen. Shqipëria e Kosova kanë përparësi të mëdha, për shkak se në historinë e tyre nuk e kanë ndonjë moment që i bën fajtor, siç e pati Gjermania momentin e Luftës së Dytë Botërore. Ne si shqiptarë nuk kemi pse kemi komplekse. Bashkimi jonë nuk rrezikon asnjë fqinj, dhe ne nuk kemi në historinë tonë njolla. Bashkimi jonë duhet të jetë dhe do të jetë demokratik, progresist, i fokusuar te zhvillimi ekonomik dhe institucional i shqiptarëve, në marrëdhënie korrekte me fqinjët, dhe evropianist”, shprehej 43 vjeçari.

Advertisement

Ardhja në pushtet duket se ka zhveshur Kurtin nga kostumi i idealizimit, ndoshta kjo edhe për shkak të marrëdhënieve të vështira me kryeministrin Edi Rama gjatë kohës në detyrë. Por atje ku Vetëvendosje mund të jetë duke parë një kauzë të humbur, Haradinaj duket se sheh një mundësi për të ardhur në pushtet. si

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy