Albin Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albin Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se këtë të martë u bënë dy vjet nga protesta më e madhe e periudhës së pasluftës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti shkruan se në atë kohë, i gjithë vendi po jehonte nga thirrjet: “Një populli s’i nënshtrohet një njeriu”.

Ndër të tjera, Kurti përcjell mesazhin se ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.

“Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”. Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova”, shkruan Kurti.

Advertisement

Albin Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy