Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi A. T. se i kishin vjedhur automjetin tip “Benz”, që e kishte parkuar përpara banesës së tij.

 

Pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë identifikuan autorët dhe i shpallën në kërkim, bashkë me automjetin. Gjatë ndjekjes nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, autorët kanë bërë manovra të rrezikshme me automjetin dhe kanë përplasur automjetin e punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vendin e quajtur “Karbunarë”, automjeti i tyre ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetasit 16-vjeçarë që ndodheshin në mjet.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 nga shtetasit 16-vjeçarë, të cilët vodhën automjetin e shtetasit A. T.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.