Policia e Shkodrës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje.

Shtetasi  I. D., 70 vjeç kishte kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin tip “Ford”, në lagjen “10 Korriku”.

Pas hetimeve u vu në pranga shtetasi Romeo Shatrolli, 37 vjeç. Ai u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.