Vodhi makinën e parkuar poshtë pallatit, arrestohet 40-vjeçari laçjan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhi makinën e parkuar poshtë pallatit, arrestohet 40-vjeçari laçjan

Një 40-vjeçar nga Laçi është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet të parkuar me qëllim për ta shitur.

Shtetasi L.L banues në Laç, ka kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin e tij “Lancia” të cilin e kishte patur të parkuar te parkimi poshtë pallatit.

 

Policia njofton se gjatë mesnatës kanë lokalizuar mjetin e vjedhur në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej së bashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.

Advertisement

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Arratia e 40-vjeçarit G.N nuk zgjati shumë, pasi ai u vu në pranga nga policia e Kurbinit dhe akuzohet për veprën penale “Vjedhja”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy