Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës.

Sipas policisë, i riu me iniciale A.H ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. H., 21 banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv