Këtë të mërkurë u mbajt seanca e radhës ndaj adoleshentëve nga Gramshi të cilët vranë me thikë pas një debati bashkëmoshatarin e tyre fatjon Bici.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Orgito Çarçiu, i dyshuar si autori i vrasjes si dhe10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon kodi i drejtësisë penale për të mitur. Gjykata me herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për adoleshentët.

Më 16 maj 2023 Fatjon Bici u qëllua me thikë për vdekje vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të pajisur me thika dhe doreza grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur./vizionplus.tv