Vranë me thikë në zemër 15-vjeçarin në Gramsh/ Prokuroria çon për gjykim 4 të miturit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranë me thikë në zemër 15-vjeçarin në Gramsh/ Prokuroria çon për gjykim 4 të miturit

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim 4 të miturit që dyshohet se goditën për vdekje me thikë 15-vjeçari Fatjon Bici në Gramsh.

 

Katër adoleshentët me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas konfliktit më datën 16 maj 2023 goditën me thikë në zemër Fatjon Bicin dhe plagosën 15-vjeçarin Marko Liçi.

 

Advertisement

Ngjarja ndodhi në Lagjen “Sporti 2” dhe pas krimit adoleshentët kanë ikur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll, por shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar duke i kapur në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit.

 

Prokuroria Elbasan dërgon në gjyq 4 të miturit të akuzuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy