Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci. Ata akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci. Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020.

 

 

Hetimi tregoi se Eglantina në atë kohë 23 vjeç u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Prokuroria doli në konkluzionin se shkak për vrasjen ishte bërë mospranimi nga e reja të për t’u fejuar me djalin e zgjedhur nga i ati dhe largimi nga banesa.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Dy të pandehurit kanë mohuar vazhdimisht akuzat.