Vrasja e Eglantina Buçit, babai dhe vëllai dënohen me 50 vite burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e  Eglantina Buçit, babai dhe vëllai dënohen me 50 vite burg

Gjykata Penale ka dënuar me 50 vite burg Faik dhe Shkëlzen Bucin, për vrasjen e 23 vjeçares Eglantina Bucit, përkatësisht e bija e Faik Bucit  dhe motra e Shkëlzen Bucit.

 

Gjykata Penale shpalli Fajtor Faik Buci dhe Shkelzen Buci me 25 vite burg secili. Ata akuzohen për veprat penale: ‘Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve të ftohta’.

 

Advertisement

Sipas Prokurorise, Shkëlzen Buci akuzohet për kryerjen e vepres penale, me porosi të të atit në shtator 2012 duke groposur trupin e saj, i cili u gjend 8 vjet më vonë.

 

Gjykata pranoi kërkesen e prokurorise për të njëjtën masë, prej 50 vitesh burg në total për të dy familjarët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy