Vrasja e Azem Hajdarit/ Dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Azem Hajdarit/ Dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Gjykata dënoi me 21 vite burg Izet Haxhiajn për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998 jashtë selisë së PD.

 

Kalvari i gjatë shumëvjecar në këtë cështje nga më të bujshmet e këtyre 30 viteve u mbyll këtë të premte.

 

Advertisement

Izet Haxhia u dënua per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim.

 

Gjykata vendosi gjithashtu që vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

 

Advertisement

Po ashtu në kohën e vuajtjes se denimit, sipas Gjykates duhet të  llogaritet koha e qendrimit të tij në arrest në burg si dhe duke vuajtur denimin.

 

Izet Haxhia u arrestua në Turqi  në 2018 pasi I ishte refuzuar kërkesa për ekstradim nga autoritetet turke. Për pasojë në maj 2018 ai u ekstradua në Shqiperi ku edhe u vendos në burg.

 

Advertisement

Prokuroria kishte kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhiajn, i cili nga tjetër nuk kishte bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar.

 

Këtë të premte në momentin që u dha vendimi, Haxhia nuk ishte I pranishëm në Gjykatë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy