Tentativa për grusht shteti gjatë funeralit të Azem Hajdarit/ 23 vite nga “pushtimi” i institucioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentativa për grusht shteti gjatë funeralit të Azem Hajdarit/ 23 vite nga “pushtimi” i institucioneve

14 shtatori i vitit 1998 shënon një prej momenteve më të rënda për shtetin shqiptar në 3 dekadat e fundit.

Ceremonia mortore e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, u kthye nga mbështetesit e partisë Demokratike në një sulm ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera; aksion që kishte elementet e një grushti shteti.

Rreth orës 11.30, të 14 shtatorit te 1998 kortezhi me  arkivolet eshte nisur nga sheshi “Skëndërbej”, por kur ka mbërritur pranë Kryeministrisë, ka nisur sulmi i armatosur ndaj godines së qeverisë.

Më pas, grupet e armatosura kanë marrë disa institucione, si Ministrinë e Financave, selinë e Kryesisë së kuvendit e gjykatën Kushtetuese.

Advertisement

Në këtë situatë, ministri i Rendit ka urdhëruar daljen nga Garda  te  tankeve dhe autoblindave, por protestuesit kane rrëmbyer 3 tanke dhe një autoblind.

Protestuesit kanë pushtuar Televizionin Publik Shqiptar, të cilin e kanë mbajtur në kontroll deri pasdite.

Deri në orën 16.00, Tirana ishte në kaos, derisa forcat e policisë nisën të rivendosnin rendin.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Mariza Lino, doli me një deklaratë të fortë kundër opozitës, duke theksuar se vdekja e Azem Hajdarit nuk duhet të shfrytëzohet politikisht. Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njeh asnjë pushtet që del nga dhuna.

Advertisement

Pas këtyre mesazheve në 19.00 policia arriti të rimerrte televizionin publik dhe 30 minuta më vonë protesta e armatosur kishte marrë fund.

Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaronte para mediave ndërkombëtare se çfarëdo që të ndodhte, nuk do të largohej nga Shqipëria.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy