Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh kryesisht në orët e pasdites.

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Më pas reshjet do të jenë të herëpasherëshne me intensitet të ulët si dhe lokalisht në intervale të shkurtra kohore deri mesatar në formë rrebeshesh të shpejta si dhe shtrëngata të karakterit lokal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjegull në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë./vizionplus.tv