Këtë të diel vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.
Advertisement
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Advertisement