Prej disa kohësh Serbia po vijon të modernizojë forcat e saj të armatosura me armë të reja nga Rusia, një lëvizje kjo që ka shqetësuar vendet fqinje të rajonit.

Ditën e shtunë ka mbërritur në Beograd një sistem i ri antitank i quajtur “Vrasësit e tankeve”, përmes një avioni ushtarak rus.

Dërgesat janë pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë mes Rusisë dhe Serbisë për bashkëpunimin ushtarak, që ka parë Beogradin të furnizohet deri më tani me avionë luftarakë Mig-29, tanket T-72 dhe automjetet e blinduara BRMD-2.

Për këtë lëvizje reagoi dhe presidenca e Kosovës, e cila kërkoi sanksione ndaj Serbisë pasi po rrezikohet paqja në rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sikurse Bjellorusia, Serbia është vegël e Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-së”, shkruhet në reagimin e presidencës së Kosovës.