Tensionet në veri të Kosovës, Haradinaj: Provokimet janë të projektuara në Beograd e Moskë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në veri të Kosovës, Haradinaj: Provokimet janë të projektuara në Beograd e Moskë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e quajti situatën e krijuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, si një provokim të kësaj të fundit, në bashkëpunim me Rusinë.

“Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme. E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj. Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!”, tha Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Prej gati një jave, makinave me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë u hiqen targat dhe u vendosen targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, një masë reciprociteti e paralajmëruar nga qeveria Kurti, për shkak se edhe Serbia bën të njëjtën gjë me makinat me targa të Kosovës që duan të futen në Serbi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy