Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka zbardhur detaje të reja nga hetimet lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.

Sipas gazetares, në qesen ku ishte mbështjellë pistoleta që u vra Pëllumb Meta janë gjetur gjurmët e gishtave të djalit të vogël, Amarildo Meta.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë dhe ende po vijohen hetimet për të zbuluar se cili nga anëtarët e familjes ka vrarë Pëllumb Metën.

Nga testimi i bërë nga hetuesit në poligon, rezultoi se Hygerta Meta di të qëllojë, ndërsa 3 anëtarët e tjerë të familjes refuzuan provën e qitjes. Dyshimet e prokurorisë janë se të 4 anëtëtarët e familjes dinë të qëllojnë me armë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";