39-vjeçari shqiptar Florand Shehu i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Greqi është lënë në burg nga gjykata.

Mediat greke raportojnë se të afërmit e 31-vjeçares  u përpoqën ta godisnin me grusht në fytyrë autorin, por u penguan nga policia që e shoqëronte.

Në momentin e hyrjes në gjykatë, një i afërm u shpreh: ” Ne të kishim në shtëpi dhe po të ushqenim dhe ti na vrave vajzën”.

Autori ka ndryshuar dëshminë para trupit gjykues duke deklaruar se ajo nuk ishte në gjumë në momentin që ai i mori jetën, por ee ka vrarë sepse ishte xheloz për të .Ai gjithashtu pohoi se kishte prova që viktima kishte një lidhje jashtëmartesore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";