70 vjeçari Maliq Marku, autori i vrasjes së fqinjit Shefqet Hasa dhe plagosjes së komshiut tjetër Besim Keça, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës.

 

Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe viktima dhe i plagosuri tjetër e kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme. Para uniformave blu ai ka konfirmuar debatin që kanë patur ditën e djeshme sa i përket mosmarrëveshjeve për kanalizimet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas 70-vjeçarit ka kërkuar të sqarohet me fqinjët por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shpi dhe qëlloi ndaj tyre.  Sipas tij ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin e kryer.