Policia e Durrësit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u shënua mesditën e kësaj të marte.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, autori është Marian Kodheli 25 vjeç, i cili ka qëlluar me thikë babain e tij Pjetër Kodheli 69 vjeç.

Autori, i cili dyshohet që të jetë me probleme të shëndetit mendor, pas ngjarjes së rëndë është larguar.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";